Motra e shqiptarit të vrarë në burgun e Francës: Ç’a t’i çoj nënës për të qarë! Ambasada më tha s’kemi fonde për të sjellë trupin

Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.

 Suela shprehet se ka dyshime të forta që vëllai i saj nuk është vetëvrarë siç pretendojnë autoritete franceze, por është vrarë. Ajo rrëfen se ka shkuar personalisht, ka komunikuar me drejtuesen e burgut e cila i ka dhënë një letër për të firmosur, por e ka refuzuar për ta nënshkruar pa parë trupin e vëllait. Sapo ka shkuar në morg dhe ka parë trupin vëllait të saj, Suela rrëfen se ishte  skandalizuar, ku përveç faktit që i kanë bërë autopsinë pa lejen e familjarëve, pretendon se është bërë nga studentë që kanë eksperimentuar me të.

Mes të tjera, Suela shprehet se atë e ka braktisur edhe shteti shqiptar, ku sipas saj ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Francë për ta ndihmuar për të tërhequr trupit, por është përballur me frazën  “nuk kemi asnjë fond”. Ajo kërkon drejtësi për vëllanë e saj, teksa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen në këmbë përballë kësaj tragjedie, jo për faktin që është Mentor Rexha, por për të gjithë shqiptarët e burgosur në Francë, për mënyrën se si ata po trajtohen nga ky shtet.

“Përshëndetje. Rasti është kështu. Ka qenë në Francë në azil dhe ka qenë me shok dhe e kanë akuzuar për makina djegëse,m ndërkohë që vëllai im nuk ka marrë pjesë asnjëherë. E kam marrë vesh lajmin që ka vdekur, vetëvrasje. E mora nga burgu, as policia as ambasada. Na thonë ” a jeni të afër të Mentor Rexhës, se ai ka vdekur”. Pritëm me na lajmëru, po asnjë s’na ka lajmëruar nga burgu.

Kam shkuar në burg direk, kam pasur fill kontakt me drejtoreshën e burgut dhe na thanë që është vetëvra. Më dhanë një letër dhe stilolaps për të marrë trupi. Nuk firmosa dhe thashë pa parë kufomën e vëllai tim nuk mundem. Kam shkuar në morg. ca mbrapa kurrizit, mbrapa kokës, shkelma fytit. Ai ishte i vrarë, nuk ishte vetëvrasje. Ai kishte te fyti shenja hekuri që ia kanë vënë në qafë. Kam marrë informacione që e kanë marrë rrëshqanash dhe e kanë çuar te dhoma izolimit dhe pastaj ka marrë lajmin se ka vdekur.

Kam kërkuar autopsi, por s’më ka dhënë asnjë informacione drejtoresha e burgut. E kanë bërë 100 të çara, s’ke ca shef, si me qenë teneqe, jo me qenë njëri. Do ta tërheqë vëllanë dhe kufoma ka kohë aty, që me datën 31. Por unë kërkoj që drejtësia e vëllait tim të dalë. Atë ditë ato persona, sa kam shkuar unë te burgu dhe kam shkuar të burgu, ato kanë dalë nga burgu. Pse të dalin ato dhe jo vëllai im. Shteti i Francës duhet të më jap përgjigje, pse të dal vëllai im në atë gjendje, nuk di ça t’i çoj nënës time me e qa. Kam marrë ambasadën e Parisit, s;më ka dhënë asnjë lloj gjëje, nuk ka asnjë fond. Edhe për vdekjen e vëllai, mendoj se i takon me i lajmëruar të afërmit. Besoj se nuk janë kot këta rob këtu, kur ndodhin këto gjëra, nëse nuk do më kishte marrë ai shoku, me përkthyes kam marrë vesh që vëllai im ka vdekur. Të çohen shqiptarët, se nuk është vetëm vëllai im”, tha motra.