Buffon vazhdon të shkruajë histori: 500 ndeshje pa pësuar gol

Gianluigi Buffon vazhdon të shkruajë histori edhe në moshën 41-vjeçare, teksa ka mbajtur ndeshjen e 500-të pa pësuar gol.

Kjo arritje historike erdhi pas barazimit 0-0 me Beneventon, pasi u bë portieri i parë në histori që e arrin këtë sukses.

Rekordi është arritur në 322 ndeshje me Juventusin, 92 me Parman, nëntë me PSG dhe 77 me kombëtaren italiane, shkruan Marca.

Me 653 ndeshje në emër të tij, Buffon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A, duke ia kaluar Paolo Maldinit dhe gjithashtu krenohet me 27 tituj profesionistë, ndër të cilët janë nëntë Scudetto, pesë Coppa Italia, gjashtë Superkupa, një Kupë UEFA. dhe Kupën e Botës 2006

SHARE