Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë në Azerbejxhan.

Xhudistja kosovare në finale mposhti Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë, në kategorinë -57 kg.

Gjakova pas këtij suksesi ka fituar edhe 1000 pikë olimpike.