MIRATOHET BUXHETI I KOMUNËS SË KLINËS

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e tetë e rregullt e punës për vitin 2023, me ç’rast u miratua edhe buxheti i komunës së Klinës me 23 vota pro dhe në vlerë 14,648.717 euro.
Gjithashtu në fillimin e kësaj seance dha betimin edhe anëtari i ri i Kuvendit, z. Ilir Hoti nga radhët e PDK-së.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues i OSBE-së dhe media.

Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1.​Arsyetimi i mungesave,
2.​Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.​Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.​Shqyrtimi i raportit të procesit të konsultimeve publike për draft-buxhetin e Komunës së Klinës për vitin 2024 (ref.Drejt.Fin.),
5.​Shqyrtimi dhe miratimi i draft-buxhetit të Komunës së Klinës për vitin 2024 (ref.Drejt.Fin.),
6.​Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shtim të buxhetit dhe krijimin e kodit të ri (ref. Drejt.Fin.),
7.​Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të DKA-së për formimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet shkollore,
8.​Rishqyrtimi i vendimit 01Nr.06-22082/23 sipas shkresës së MAPL-së me nr.020-574/3 e datës 28.07.2023,
9.​Pyetje dhe përgjigje.

Si dhe pika shtesë: Miratim i nismës për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Skenderajt; Miratim i propozimit për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme- lokaleve në pronësi të komunës së Klinës si dhe Diskutim rreth shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit nga Gjykata e Apelit-Departamenti për Qështje Administrative.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.

https://fb.watch/ndmg_7sV2k/