OJQ “ZANA” Aksion simbolik i pastrimit në qytetin e Klinës.

OJQ “ZANA” në bashkëpunim me K.R.M “Ambienti” Klinë kanë organizuar aksionin e pastrimit në kuadër të kuadër të projektit: “Edukimi i grave dhe vajzave të reja për zhvillim të qendrushëm të mjedisit në Komunën e Klinës” që po implementohet nga OJQ”Zana “Klinë dhe mundësohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës.
Të ndihmuar nga vullnetarët e Shkollës së mesme të lartë”Fehmi Agani”Klinë, një numër i madh i mbeturinave janë mbledhur në këtë aksion pastrimi të cilat në përfundim i ka larguar ndërrmarja “ Ambienti”.
Qytetarët e kanë mirëpritur këtë aksion duke thënë që inciativa të tilla duhet të realizohen edhe në të ardhmen me pjesëmarrje më masive nga qytetarët , organizatat dhe institucionet. OJQ “ZANA”Klinë e vlerëson aktivitetin të suksesshëm ju falënderon për pjesëmarrjen dhe do të ju mbajë të informuar për aktivitetet e tjera.
#OJQZANAKlinë, #KRMAMBIENTI, #RROZHRK
Tahire Gashi, Idriz Beqiri, Elsa Millaku, Leotrim Germizaj

.