Kurti: Pres shumë shpejt ta kemi planin për menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë tha se pret që shumë shpejt në tavolinën e tij të jetë plani për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se do të punojnë si ekip dhe rezultati do të varet nga secili prej ministrave.

Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente nevojitet edhe menaxhimi i pandemisë. Duhet të  veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por dhe të ndalim recensionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojnë vendet e punës dhe prodhimin …. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike”, tha Kurti.

Ju takon juve që problemet brenda ministrisë t’i ktheni në projekte dhe zgjidhje… Qytetarët presin punë dhe angazhim dhe përfaqësim të dinjitetshëm. Është koha të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur jemi meritor”, tha kryeministri.

Ai tha se shumë shpejt do të marrin vendimet e nevojshme për vendin.