Hoti ia dorëzon detyrën e kryeministrit Albin Kurtit

Kryeministri i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të ekzekutivit.

Në parakalimin gjatë ceremonisë zyrtare, Kurti u prit nga kryeministri në largim, Avdullah Hoti, me të cilin u përshëndetën dhe vazhduan drejt hyrjes në objektin e Qeverisë,

Hoti ia dorëzon detyrën e kryeministrit Albin Kurtit

23/03/2021 | 10:04

Kryeministri i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të ekzekutivit.

Në parakalimin gjatë ceremonisë zyrtare, Kurti u prit nga kryeministri në largim, Avdullah Hoti, me të cilin u përshëndetën dhe vazhduan drejt hyrjes në objektin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes është zgjedhur të hënën kryeministër i Kosovës me 67 vota pro e 30 kundër të deputetëve të Kuvendi