Produktet serbe po zhduken nga raftet e marketeve, konfirmohet nga AVUK-u

Para pak ditësh, rrjeti më i madh i supermarketeve në Kroaci, “Konzum” kishte njoftuar se e ka tërhequt nga raftet e dyqaneve të saj produktet serbe të ëmbëlsirave” Munchmallow family 210g” dhe “Munchmallow 105g”.

Sipas tyre arsyeja e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit.

Pas publikimit të këtij lajmi edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se në tregun tonë se nga kontrollet e brendshme sasia e dyshimt e këtij produkti nuk ka hy fare në Kosovë.  

Këtë e ka  bërë të ditur Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-së.

Ai ka shtuar se nëse në qarkullim ndodhet sasi e “Munchmallow”, duhet të jenë seri tjera të prodhimit që nuk hynë në rangun e produkteve të dyshimta.

“Sa i përket kontrollit kufitar, produktet finale në ketë rast edhe produkti në fjalë nuk është lejuar për import që nga data 14 qershor bazuar në urdhëresën  për ndalim të produkteve me origjinë serbe. Nëse në qarkullim të brendshëm gjendet ndonjë sasi  e këtij produkti”, tha Thaçi. Duke shtuar se qytetarët të rrin të qetë, produkti në fjalë nuk është fare në tregun kosovarë.