Meda publikon këngën kushtuar ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot janë bërë 14 vite që nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E pikërisht në këtë ditë, këngëtari i mirënjohur, Meda ka lansuar projektin e ri kushtuar ish-presidentit.

“President Rugova” mban titullin kënga e re e cila u vizuelizua edhe me videoklip së sjell në memorie disa momente historike.

Për tekstin e këngës është kujdesur Venhar Aliu, për muzikën Fida, ndërsa për orkestimin Florent Boshnjaku.

Kënga tashmë gjendet në kanalin “Youtube”./Klinainfo/