Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti në Marok

Të paktën 2 mijë e 12 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Marok.

Sipas CNN, 1 mijë e 404 persona të lënduar janë në gjendje të rëndë.

Dridhjet e tokës që ndodhën gjatë orëve të vona të së premtes ishin 6.8 shkallë, duke u pasuar edhe me një pasgoditje të shkallës 4.9, 19 minuta më pas.

Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, është 72 kilometra në jugperëndim të Marakeshit, një vend me një popullsi 840 mijë banorësh, i cili njëherit është një vend goxha atraktiv për turistë.