Përfundim me gola i pjesës së parë në ndeshjen Belgjikë-Itali

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Belgjikës dhe Italisë me rezultat 1:2.

Italianët kaluan në epërsi kur Nocolo Barella në minutën e 30-të bëri një depërtim të bukur në zonë dhe lansoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë

Në minutën e 44-të, Lorenzo Insigne plasoi një goditje jashtë zonës, duke arritur të shënoj një super super gol dhe dyfishoi epërsinë e italianëve.

Romelu Lukaku ngushtoi epërsinë e italianëve, kur në minutën e 45-të u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e parë, Italia ishte ekip më i mirë në fushë. Rezultati është 1:2