Qe dy vite banorët e një rruge në Gllarevë pa asfalt, shkak një shtyllë elektrike

Një shtyllë elektrike është bërë problem për banorët e fshatit Gllarevë të Klinës.

Ata kanë thënë për Klina.info se qe dy vite është kërkesa për zhvendosjen e kësaj shtylle, por që deri tash s’është bërë asgjë.

Sipas tyre kjo shtyllë elektrike, është shkaku kryesor që rruga ka mbetur e pa asfaltuar.
Banderi gjendet në rrugën “Sylë Milazim Balaj”./Klina info/