Banorët kundërshtojnë devijimin e rrugës: Do të na shuhen bizneset (VIDEO)

Devijimi që po planifikohet të vazhdojë edhe në katër fshatra të tjerë, dy vjet më parë u bë në fshatin Kijevë të Malishevës. Ky devijim gjunjëzoi bizneset e këtij fshati.

Njëra nga familjet që e pësoi nga ky devijim i rrugës është familja Maloku. Kryefamiljarja Vera Maloku, tha për Kiksin se ata u detyruan t’i mbyllin katër biznese që i kishin skaj rrugës së vjetër.

Dryni iu vendos edhe fabrikës së mobileve, pronarët e të cilës u detyruan ta shesin edhe objektin.

Shmangia e rrugës i solli dëme të madhe edhe Morinës në fabrikën e tij të gurit. Për shkak se me devijimin e rrugës ra qarkullimi në atë pjesë, ai thotë se u detyrua të blejë prona në mënyrë që ta zgjerojë biznesin deri te rruga e re, që u ndërtua rreth 300 metra larg rrugës ekzistuese.

Nga frika se do ta pësojnë fatin e tyre, banorët e fshatrave Kijevë, Burim të Komunës së Malishevës dhe Rixhevë e Gllarevë të Komunës së Klinës, që gati dy muaj po vazhdojnë protestat e tyre.

Përmes këtyre protestave ata po kundërshtojnë që rruga të devijojë në këto fshatra, duke kërkuar që vetëm të zgjerohet rruga ekzistuese, e cila veçse është e shpronësuar.

Në rast se ndodh ky devijim, Haxhaj thotë se ikja nga vendi do të mbetet zgjedhja e vetme për familjen e tij.

Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë devijimin, për të cilin thonë se është në favor të një grupi të caktuar.

Sipas tij, nuk qëndron deklarata e zëvendësministrit se devijimi po bëhet për shkak që të shmanget rrezikshmëria për banorët e këtyre fshatrave.

Jeton Gashi i cili ka në pronësi dy biznese thotë se nëse rruga devijon ai do të detyrohet t’i mbyll bizneset e tij.

Ndërkaq, Ragip Morina, nga fshati Rixhevë thotë se devijimi i rrugës është interes i individëve e jo i banorëve.

E nëse këta fshatra shmangen nga rruga e re, Morina planifikon të kthehet në Gjermani.

Kurse, Binak Pantina, i cili thotë se ka investuar më shumë se 1 milion euro në biznesin e tij, paralajmëron se do ta bllokojë rrugën e re dhe nuk do të largohet nga aty, derisa ta vrasin.