Nesër vuloset fati i KF Dukagjinit për vazhdimin e kampionatit, ballafaqohet me KF Llapin

Në kuadër të Superligës “Albi Mall”, java e 21-të, do të ballafaqohen KF Dukagjini – KF. Llapi.

Ndeshja do të luhet në Stadiumin “18 Qershori” në Klinë, të enjten duke filluar nga ora 13:00.
“Hithat”, kanë bërë thirrje që ta përkrahin ekipin e tyre të zemrës, sepse kjo lojë është vendimtare për vazhdimin e kampionatit.