NË KISHËN E KLINËS U SHËNUA DITA E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË QË NJIHET EDHE SI ZOJA E SHKODRËS

Shkruan: Lekë Mrijaj

Shqiptarët e besimit Katolik të famullisë së Klinës, në vigjilje të festës së “Zojës së Këshillit të Mirë” apo “Zojës së Shkodrës”, përmes meshës së sotme shënjte, është kremtuar kjo festë e cila lavdishëm e përshpitërishëm nderohet me perkushtimin me të madh në popullin tonë pra që prej kohërave të lashta dhe se historia e lavdishme saj është e lidhur kyç me historinë e njerëzimit dhe krishterimit shqiptarë në pergjithësi.

Mesha shënjte e sotme festive e ditës së sotme është celebruar nga dom Lenc Sopi, famullitar i Kishës së Pejës, në bashkmeshim me dom Agim Çerkinin, famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”, dom Fran Sopin, dom Lush Sopi, dom Filipi, meshtar i KFOR-it Italian, dom Marjan Dema e meshtarë të tjerë dioçezian të Kishës Apostolike, të cilet ia drejtuan Lutjen, Liturgjin, Dhuratat në perkushtim të Nënës së Zotit apo Zojës së Këshillit të Mirë.

Ndaj në pretkun e sotem festiv, dom Lenci qe në fillim tha se kjo festë ë sotme është festë e gjithë neve qe është festa e Zojës së Këshillit të Mirë e cila është Pajtorja e popullit tonë shqiptarë së cilës Kisha e shēnjt i dha virgjëres Mari shumë emra dhe tituj të ndryshëm të cilat populli ynë kēto emertime i perqafoj duke i perfetësuar edhe ma shumë në atë mënyrë duke përvetësuar edhe Zojën e bekuar e cila në rrethana krize te populli ynë ishte shtylla mbrotëjse e popullit ndër kataklizma dhe kalvare të ndryshme duke mbrojtur fenë në Krishtin e Ringjallur.

Madje në vazhdim dom Lenci tha se ky vënd ka nevoj gjithëherë për këshilla të pergjithshme të modelit të Zojës së bekuar nisur nga familja, bashkëshortet, fëmijët… duke pranuar Këshillat e prindërve dhe duke trashëguar e jëtësuar dashuri dhe besnikëri në jetën e tyre ndaj njëri tjetrit tha nē fjalën e tij dom Lenci.

Mesha e shenjtë u ndoq me pershpirtëri nga shumë shqiptarë të besimit katolikë, mergimtarë dhe të tjerë të cilët ishin mbledhur në oborrin e Kishës së Klinës, duke u lutur me dinjitet, devotshmëri e përshpirtëri në këtë shënjtreshë këshilldhënëse pra për paqe dhe jetë më të mirë në mes nesh, pa dallim race, gjinie, ngjyre dhe regjioni.

Shënjtresha “Zoja e Këshillit të Mirë” është shënjtereshë e cila është e njohur si “Zoja e Shkodrës”.

Pikërisht me një fjalë ishte “Pajtorja e Shqiptarëve”, qe ishte një busullë e epiqendër orientuese, ndriçuese e referuese për vet popullin tonë e cila edhe përkundër sfidave apo baticave e zbaticave të cilat e kaperthyen nder shumë shekuj apo gjatë kohës së egër sundimtare të kalifatit otoman, i ka qendruar besnik Zotit, në ruajtje të vlerave tona kombëtare, shpirtërore, kulturore e njerëzore pra duke e shpetuar qelizën, kulturën dhe identitetin e vet Arbnor.

Në përfundim të Meshës së Shenjtë, ishte famullitari ynë, dom Agimi, ishte ai i cili në emrin e tij dhe kapelanit dom Daniel Markprekaj, motrave të nderit, Këshilltarëve të Kishës i falenderoj të gjithë bashkmeshuesit e Eukaristisë festive të sotme dhe bashkpjesmarrësit të eventit të sotëm.
Vlen të potencohët se Kisha e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Klinë (ishte nën ombrellen e Kishës së Zllakuqanit) sipas të dhënave zyrtare është themeluar me 31 dhjetor të vitit 1983 qe do të thotë se edhe përkundër rrënimit të Kishës paraprake në mesvitet ’70-ta e trysnive tjera penguese nga regjimi komunist totalitar ateist.

Ishin klerikët dhe Kisha në fjalë të cilët përasnjëherë nuk e ndalën veprimtarin e tyre. Veprimtaria liturgjike pershpirtërore në këtë Kishë është zhvilluar pothuajse në katakombe pikërisht në varrezat katolike të Kryshevës së Vogël si në varrezat e kapelen e “Shën Mëhillit” në Deiç etj.

, të cilat i bënte famullitari ynë i devotshëm e legjendar i kësaj famullie i cili edhe ishte projektuesi, inicuesi e promotori kryesor i ndertimit të infrastrukturës së pergjithshme përcjellëse të Kishës së Klinës si dhe të vet Kishës të sojit të Katedraleve qe mbart emrin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë.

Dom Fran Sopi, ishte i pari famullitar i cili veproj për 24 vjet me radhë dhe çmohet, nderohet dhe respektohet në këtë trevë me emrin Pjetër Bogdani i Lugut të Drinit e qe mbetet një histori në vete jo vetëm për famullin por edhe për veprimtarin e tij gjithëperfshirëse kombëtare, kulturore e njerëzore në Lugun e Drinit e Dukagjinit. Pasardhësi i dytë me radhë (pas dom Franit), qe nga viti 2007 deri në vitin 2020 detyrën e famullitarit të Kishës së Klinës e mori dom Lenc Sopi. Ndërsa i treti famullitar me radhë i cili tashmë vepron në famullinë e Klinës është, dom Agim Çerkini.

Menjiherë pas meshës shënjte nikoqiri i famullisë, dom Agimi, shtroj një drekë solemne për mysafirët meshtarë, motrat e nderit dhe këshilltarët të rinj të cilët morën pjesë në Eukaristinë shënjte të mbajtur në kuadër të festës së Kishës Zoja e Këshillit të Mirë.

SHARE