Në Klinë qytetarët ankohen për energji elektrike të dobët

Problemet e qytetarëve me energjinë elektrike po vazhdojnë.
Në lagjen Tikvesh të Komunës së Klinës qytetarët po ankohen për energji elektrike të dobët.
Në disa fotografi të dërguara në redaksi të gazetës Klina.info shihet se energjia elektrike është shumë ë dobët.
Sipas një banori të lagjës ata po përballen me këtë problem tash e një kohë, por që KEDS nuk ka marrë ndonjë hap për përmirësimin e gjendjes./Klina.info/