Sonte Poloni-Argjentinë, Lewandowski kundër Messit

Polonia dhe Argjentina përballen sot në ditën e fundit të fazës së grupeve.

Skuadra e Michniewicz është e para me katër pikë, skuadra e Scaloni është e dyta me tre, po aq sa Arabia Saudite. Gjithçka vendoset prej orës 20:00.

Polonia ka humbur tre takimet e fundit kundër skuadrave të Amerikës së Jugut në këtë kompeticion pa shënuar. Megjithatë, Glik dhe shokët e tij e kanë mbajtur portën të pastër në tre ndeshjet e fundit të Botërorit, përfshirë dy të këtij edicioni, pavarësisht se kanë pranuar 27 goditje.

Pas fitores kundër Meksikës, Argjentina mund të kualifikohet në fazën eliminatore për herë të trembëdhjetë në katërmbëdhjetë pjesëmarrjet e fundit.

Formacionet:

POLONIA (3-4-1-2): Szczesny; Glik, Kiwior, Bereszynski; Cash, Krychowiak, Bielik, Frankowski; Zielinski; Milik, Lewandowski. Trajner: Michniewicz

ARGjENTINA (4-2-3-1): E. Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Acuna; De Paul, E. Fernandez; Di Maria, Messi, Mac Allister; Lautaro. Trajner: Scaloni