Përfundon me sukses një operim i rrallë në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, është kryer një operim i rrallë, shkruan Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për operimin “REDO”, ku bëhet zëvendësimi i valvulave aortale dhe motrale.

Sipas mjekëve kardiokirurgë, pacientja e moshës 58 vjeçare është paraqitur me ankesa të mëdha të frymëzënies dhe kufizimit të aktiviteteve ditore.

Intervenimit të parë të kësaj natyre, ajo iu nënshtrua në vitin 2005 jashtë vendit.

Me udhëzim të mjekëve, pacientja është liruar në shtëpi, me një gjendje shëndetësore stabile.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është realizuar me sukses operimi “REDO” i zëvendësimit të valvulave aortale dhe mitrale.