Hidhet asfalt në Lumin Klina, dëmtohet investimi miërja eruo nga komuna, inspektorati s`dënon askënd

Në lumin Klina, pranë urës së gurit, është hedhur një sasi e asfaltit, e cila ndikon në dëmtimin e lumit dhe po ashtu edhe rregullimit të shtratit të lumit, i cili është ndërtuar me buxhetin e komunës së Klinës vite më parë.

Klinainfo ka kontaktuar drejtorin e inspektoratit, Petrit Bekaj, i cili ka theksuar se kanë kontaktuar kompaninë që ka hedhur asfalt në lum dhe kanë kërkuar nga ta që ta hjeket asfalti nga vendi.

Megjithëse mund të dëmtohet shtrati i lumit dhe ujë i lumit nga asfalti i hedhur, drejtori Bekaj ka thënë se nuk e kanë gjobitur kompaninë që kanë hedhur asfaltin.