UJËVARAFEST, FESTIVALI QË BASHKON QYTETARIN DHE ARTISTIN

Edicioni III, 26 dhe 27 korrik 2019

Ky festival i bashkon artistët dhe qytetarët.
Është eveniment kulturor që e bën qytetarin të ndihet artist, dhe, artistin të bashkëndiejë magjinë e artit që e shpërfaq.
Organizimi i këtij festivali si një bashkim i forcave shoqërore e profesionale ka për qëllim që përveç shfaqjes së filmave, muzikës dhe arteve tjera, me fokus në edukimin dhe inspirimin e gjeneratave, si komponente e rwndwsishme e shoqwrisw nw njerwn anw e poashtu nw anwn tjwter të mirëpres diasporën më ambiente pikëtakuese kulturore, e gjitha kjo qw të shërbejë si arenë stimuluese edhe për talentët e rinj që dëshirojnë të shprehin aftësitë e tyre në traditë, muzikë, poezi, arte pamore si dhe të rris praninë e artit në shoqëri dhe të shoqërisë në art.

Festivali fillon në qytetin tonë në Klinë, dhe, përfundon tek Ujëvarat e Mirushës, në një nga atraksionet më të bukura të natyrës
Edhe këtë vit jemi përkujdesur që takimi me JU të jetë mbresëlënës, me performansë nga artistë të ndryshëm nga trojet shqiptare, në zhanre të ndryshme nga sferat kulturore.
I filluar si manifestim lokal, festivali po bëhet organizimi tradicional kryesor i arteve moderne më karakter mbarëkombëtar në zonën tonë.
Organizator i këtij festivali është Shoqata Kulturore “Jehona e Dukagjinit” në Klinë e cila twrw veprimtarinw e saj e bwnw nw baza vullnetare.
.
Andaj qytetarë të nderuar, mërgimtarë shumë të respektuar dhe të gjithë ju dashamirës të kultures, me respektin më të madh ju ftojmë në Festivalin Kulturor “UJËVARAFEST” (edicioni i III-të) që do të mbahet më datën 26 dhe 27 korrik 2019.

Programi i festivalit:

26 KORRIK 2019, ORA: 18:00-22:00 NË SHESHIN PËRBALLË KOMUNËS:
Hapja solemne
Ekzekutim me kitarë
Ekspozitë personale e skulpturave
Performansë
Koncert muzikor

27 KORRIK 2019, ORA 14:00-22:00 TEK UJËVARAT E MIRUSHËS
Hapja e kolonisë
Performansë artistike
Promovim libri
Etnologji
Sofra e mergimtarit
Mbrëmja poetike “Muza e Ujëvarës”
Shfaqje filmash të metrazhit të shkurtë
Koncert muzikor

JU MIRËPRESIM!