Pejani ia vodhi telefonin një vajze, arrestohet nga policia

Është arrestuar një person në Vitomiricë të Pejës, pasi ia kishte vjedhur telefonin një vajze.

“Me datë 05.12.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se kishte vjedhur një telefon viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë,

Tutje, policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në  mbajtje për 48 orë.