Arritën të vrasin 100 militantë të Hamasit dhe të shpëtojnë shumë civilë, historia e ushtareve izraelite

Derisa luftimet mes Hamasit dhe Izraelit po vazhdojnë dhe vazhdimisht raportohet për bombardime e sulme ajrore, Izraeli njihet si një prej vendeve të rralla që në radhët e forcave mbrojtëse ka edhe shumë femra.

Madje ato shpesh arrijnë të parandalojnë sulme të ndryshme që po të mos ishin ato pasojat sigurisht se do të ishin katastrofale.

Kështu ndodhi edhe me njësinë e ushtareve izraelite që shërbejnë në IDF dhe përbëhen vetëm ka 13 pjesëtare, që ishin shumë aktive në ditën e 7 tetorit kur Hamasi filloi një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite.

Kjo njësi ka arritur në atë ditë të vrasë qindra militantë të Hamasit dhe të shpëtojnë shumë civilë, të çlirojnë kibucin ku kishte ndodhur sulmi më i përgjakshëm në jug të Izraelit.

Nënkolonelja Or Ben Yehuda dhe 12 ushtaret e saj të Batalionit Caracal, udhëhoqën luftimet në vijën e parë duke i dalë në ndihmë bashkëqytetarëve që shkuan për t’i shpëtuar me mjete të blinduara.

Ato madje kryen me sukses edhe operacionin drejt një poste ushtarake pranë kufirit me Egjiptin kur një qytet izraelit u sulmua nga Hamasi.

Ben Yehuda tha se pavarësisht që raketat binin në të gjitha anët, mësoi se militantët e Hamasit kishin thyer gardhin që ndanë kufirin Gazë-Izrael, dhe menjëherë ishte nisur drejt vendbanimit izraelit Shlomit Knei Netzer për të mbrojtur banorët e atjeshëm.

Në mesazhin e fundit që kishte arritur në bazën ushtarake Sufa që ishte sulmuar nga Hamasi, një koleg i saj që u vra disa minuta më vonë, e kishte paralajmëruar Ben Yehuda duke i thënë “se janë disa terroristë këtu të armatosur rëndë”.

Me të parë se çfarë po ndodhte, alarmoi 12 ushtaret e njësisë së saj që u zotuan se nuk do të dorëzohen dhe do të luftojnë deri në frymën e fundit.

“Do t’i eliminojmë terroristët. Futja në Izrael po ndodhë dhe janë kudo. Jini vigjilente”, u tha ajo vajzave të njësisë së saj.

Duke iu afruar bazës ushtarake, zbuluan se Hamasi kishte marrë nën kontroll postën dhe kishte mbi 50 ushtarë izraelitë që po i mbante peng.