Antidroga aksion në Veternik, dalin pamje të reja nga vendi ku pati të shtëna me armë zjarri

Sipas informacioneve të para, në atë lokacion, njësiti i Antidrogës ka zhvilluar një aksion ku ka arrestuar një person.

Siç mëson Sinjali, gjatë arrestimit Policia ka përdorur armën e zjarrit.

Sipas informacioneve, dy të dyshuar kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur dhe ende nuk dihet nëse janë kapur.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin mirëpo deri në publikimin e artikullit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazeta sinjali