Tërmet i fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë

Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve të para nga Qendra Sizmologjike Euromesdhetare, magnituda e tërmetit është 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Siç raporton EMSC, epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 08:07 është regjistruar rreth 10 kilometra në veriperëndim të Siroki Brijeg, 24 kilometra nga Mostari, në një thellësi prej pesë kilometrash.

Një tërmet i fortë është ndjerë edhe në qytetin tjetër, Konjic.

Tërmeti është ndjerë edhe në Sarajevë dhe Zenicë.

Siç raportojnë mediat boshnjake, dridhjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kroaci, Split, Dubrovnik dhe Makarska