Iu gjetën dy armë pa leje, arrestohet 60 vjeçari

Një 60 vjeçar është arrestuar në fshatin Begracë të Kaçanikut, për mbajtjen e armëve pa leje.

Policia njofton se pas informacioneve se një person posedon arëm zjarri, tek i dyshuari me iniciale F.L., gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë me një karikator dhe tetë fishekë.

Tutje, policia bën me dije se  i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, dje në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë.

“Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, thuhet më tej në komunikatë.