OVL UÇK në Klinë kujton dy heronjtë Sinan Morinën dhe Bedri Berishën, në 24 vjetorin e vrasjes

Kryetari i OVL UÇK-së dega në Klinë, Hajdin Balaj bashkë me bashkëluftëtarët e familjarët, sot kujtuan dy dëshmorët Sinan Morinën nga Rixheva dhe Bedri Berishën nga Volljaku, në 24 vjetorin e rënies.

Fillimisht shkuan në Rixhevë ku është labidari i heroit Sinan Morina dhe më pas tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Grabanicë, ku është i varrosur Bedri Berisha.

Me këtë rast Balaj tha se trimat si Bedriu e Sinani do kujtohen përherë dhe se ata kanë mbetur faqeve të historisë sonë të lavdishme për liri e pavarësi./Klina info/