Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës e deri më tani forcat ruse kanë humbur 35 mijë e 870 trupa.

Gjithashtu, Rusia ka humbur edhe 3737 automjete të blinduara, 800 sisteme artilerie, 246 MLRS, 105 sisteme luftarake kundërajrore, 217 avionë, 186 helikopterë, 2614 automjete ushtarake dhe depozita karburanti dhe 15 varka ushtarake.

Sipas këtij shtabi, rusët kanë humbur edhe 653 UAV taktike, 61 pajisje speciale ushtarake dhe 144 raketa lundrimi.

Kujtojmë se sot janë bërë 129 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/