Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në katër lokacione të ndryshme në Kosovë.
Policia ka njoftuar se rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Prishtinë 11.11.2022-07:35- Viktima mashkull kosovar ka raportuar se e bashkëshortja e tij e kishte sulmuar fizikisht atë, si dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 11.11.2022-21:04 -Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 11.11.2022-18:25-Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 10.11.2022 – 20:00- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.