Gruaja e zë me veturë 25-vjeçaren, kalimtarët e ngrisin me duar makinën për ta shpëtuar

NJë grua 65-vjeçare e cila po përpiqej që ta zhvendoste makinën mbrapa e zuri nën rrota, një vajzë 25 vjeçare që ishte duke kaluar aty. Fatmirësisht nga ndihma e dhënë nga kalimtarët e tjerë e reja arriti që të shpëtohej mrekullisht, duke mos rrezikuar dëmtime më serioze.

Nga pamjet shihen një grup kalimtarësh duke ngritur heroikisht një Mercedens Benz, pasi një këmbësore ishte zënë nën të.

Ngjarja ndodhi në Manhattan të SHBA-së orët e vona të së dielës raporton, Daily Mail. Kalimtarët bashkuan forcat dhe arritën me shumë vështirësi ta nxirrnin gruan prej aty. Fill pas kësaj në vendngjarje arrin një ambulancë e cila e dërgon me shpejtësi në spitalin lokal Bellevune.

Nuk kaluan shumë dhe mjekët e lejuan gruan që të largohej pasi gjendja e saj shëndetësore paraqitej mjaft e mirë./klina info