Banorët e Gjurgjevikut të Madh, në vetorganizim intervenojnë në infrastukturë

Banorët e Gjurgjevikut të Madh të Klinës sot kanë marrë disa iniciativa për të rregulluar sado pak infrastukturën në këtë fshat. Kryetari i fshatit, Fatmir Berisha, ka organizuar bashkafaristin Bujar Berisha, i cili ka dalë në ndihmë me zhavor, kanë përmirësuar një rrugë të fshatit. Në anën tjetër disa banorë të këtij fshati janë më hall me kanalizimin, i cili është bllokuar, poashtu ndërhynë për ta rregulluar edhe kanalizimin. Kjo punë u bë nga vullnetarët e fshatit, në krye me kryetarin, Fatmir Berisha.

SHARE