Përfaqësuesit e fshatrave, Dresnik, Dollc dhe Gremnik u takuan sot me kryetarin Z. Zenun Elezaj

Raport i takimit në mes të përfaqësuesve të fshatrave Dresnik Dollc Gremnik me kryetarin e K.K Klinës z. Zenun Elezi.

Sot me datën 27.01.2020 në zyrën e kryetarit të KK Klinë Zenun Elezi është zhvilluar një takim me përfaqësues të fshatrave Dresnik, Dollc ,Gremnik dhe kryetarit dhe nënkryetarit Besim Gashi.
Në takim u diskutua vetëm një pikë e cila ishte informacioni për ndërtimin e fabrikës se çimentos në pjesën kadastrale Dresnik.
Iniciativën për këtë fabrikë e kanë firmat Fitorja nga Ferizaj dhe Rukolli nga Skenderaj. Përfaqësuesit shprehen brengosjen për këtë iniciativë pasi duke pasur parasysh fabrikën e çimentos në Hanë të Elezit dhe ndotjen që shkakton në atë lokalitet duke u konsideruar si ndotësi i dytë më i madh pas termocentralit në Obiliq. Në vazhdim u tregua iniciativa e mëhershme e kompanisë Sharrcem me 2012 dhe mobilizimin e qytetarëve për të refuzuar këtë iniciativë, pas raportit të ekspertëve që është bërë atëherë dhe impaktin e ndotjes se ambientit që shkaktojnë në fshatrat për rreth dhe qytetin e Klinës, dërgimi i afërsisht 600 nënshkrimeve në Kuvendin e komunës se Klinës, në ministrinë e Ambientit në “Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale” kryetari i Komunës se Klinës atëherë z. Sokol Bashota i ka garantuar qytetarët e Gremnikut se pas raportit që ka dhënë ministria e ambientit duke refuzuar kërkesën e operatorit ekonomik “Sharrcem” kjo fabrikë nuk do të ndërtohet.
Mirëpo 8 vite me pas dikush ka punuar në fshehtësi duke mos u konsultuar as me komunitetin për rreth as me raportet e mëparshme , por ka vendosur të lëshoj leje për ndërtimin e fabrikës se çimentos duke mos pasur parasysh rrezikun për ndotjen e ambientit që rrezikon banorët e këtyre fshatrave dhe rrethinës . Andaj qytetarë e komunës sonë janë të shqetësuar për këto vendime dhe do të kërkojnë që të shfrytzojnë të gjitha të drejtat kushtetuese për të refuzuar këtë iniciativë. Kryetari z.Zenun Elezi sqaroj se vendi ku do të ndërtohet fabrika e çimentos është zonë minerale e caktuar me herët dhe në planin afatgjatë është caktuar për aktivitete të shfrytëzimit të mineraleve. Personalisht kryetari është që fabrika e çimentos të ndërtohet në atë lokalitet, sepse “ne nuk mund të refuzojmë investitorët në lëmin e shfrytëzimit të mineraleve”. Të pranishmit reaguan duke vlerësuar se demin që shkatojnë ndotësit e përpunimit të mineraleve është shumë më i madh në krahasim me benifitet që ka shteti dhe ekonomia jonë, sepse jeta dhe shëndet i qytetarëve të komunes së Klinës është më i madh se parat që derdhen në taksat e shtetit, dhe u zotuan se do të bisedojnë me qytetarët për të reaguar në mënyrë që të stopohet kjo iniciativë. Kryetari Elezaj tha se unë jam i obliguar ligjerisht që çfarëdo iniciative të qytetarëve me peticion ta përcjell në instancat më të larta dhe riskun për këtë e bartin qytetarët pasi këto iniciativa mund të stopojnë investimin në një fabrikë të Çimentos. Përfaqësuesit e fshatrave të lartcekur kanë falënderuar kryetarin për pritjen dhe mundësinë për të sqaruar të gjithë situaten në të cilat mund të gjinden qytetarët e komunës tonë dhe do të jen në koordinim të plotë me të gjitha situatat dhe të marrim këshillat profesionale dhe juridike që të arrihet një zgjidhje e mirë për qytetarë.t e komunës se Klinës.