Me 22 nëntor, Komuna e Klinës, mbanë Debat me Publikun

Komuna e Klinës mbanë Debat me Publikun në sallën e Kuvendit
të Komunës duke filluar me 22 11 2023 në ora 10:00.

Ky është rendi i ditës:

Njoftohen të gjitha institucionet komunale, qytetarët, OJQ-të, Organizatat e
biznesit, Kryetarët e fshatrave, të Bashkësive lokale, media dhe të interesuarit
tjerë, që Debati me Publikun do të mbahet më 22.11.2022, në sallën e Kuvendit
të Komunës duke filluar në ora 10:00.

RENDI I DITES

Shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me :
1. Shqyrtimin e Draft-statutit për ndërmarrjen publike, lokale
stacioni i autobusëve Klinë

2. Shqyrtimi i draft-strategjis për zhvillim ekonomik, lokal për
Komunën e Klinës 2022-2027

3. Shqyrtimi i draft-rregullorës për fillimin dhe mbarim e orarit të

punës së bizneseve në Komunën e Klinës
Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet e juaja do të merren në
konsideratë në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës konform dispozitave
ligjore.

Njoftimi i tillë ka mbështetje edhe në pranimin e transparencës së punës së organeve
komunale dhe të Kuvendit të Komunës.

Materiali në formë fizike mund te merret në Zyrën e Shërbimit për punë të
Kuvendit njehërit gjendet edhe në ueb faqen e Komunës.

Propozimet e juaja lidhur me këto akte mund t’i dorëzoni më shkrim në shërbimin
për punë të kuvendit.
Mirëpresim propozimet dhe sugjerimet e Juaja në këtë takim.

SHARE