Drejtoresha e komunës së Klinës dhuroi ushqim për mjekët në QKMF në Klinë !

Komuna e Klinës tani e 9 ditë është në karantinë, dhe bizneset e banorët janë solidarizuar me mjekët dhe policët e kësaj komune.
Ata po u dalin në ndihmë në mënyra të ndryshme .
Sot drejtoresha për gjeodezi e kadaster në Klinë, Njomza Grabanica ka dhuruar bukë për mjekët në QKMF, duke u solidarizuar me ta dhe duke i mbështetur.