E dhimbshme: Shkoi në mal për të marrë dru, 71-vjeçari nga familja Zekaj në Pejë vdes pasi preu këmbën me sharrë

Familja Zekaj nga fshati Jabllanicë e Madhe në Pejë, mori një lajm të hidhur, pasi kryefamiljari humbi jetën tragjikisht duke prerë dru në mal. Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

I ndjeri, Pajazit Zekaj, 71-vjeçar kishte shkuar në mal për të prerë dru, derisa gjatë procesit ka prerë me sharre këmben dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.

Në lidhje me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, me ç’rast mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e tij pas kontrollit të trupit, konstatoi se i ndjeri ishte pa shenja jete.

Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është tërhequr nga lokacioni ku u gjet dhe më pas është dërguar në IML për obduksion.