Qeveria e re premton nga 20 euro për fëmijë

Kryeministri i Kosovës në ardhje, Albin Kurti ka premtuar par deputetëve të Kosovës se qeveria e udhëhequr nga ai do të ketë fokus të veçantë mirëqenien e qytetarëve, posaçërisht kujdesin ndaj fëmijëve.

Sipas tij, Qeveria do të ndajë nga 20 euro për fëmijët nga mosha zero deri në 2 vjet, ndërsa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare do të ndajë nga 10 euro çdo muaj.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër para deputetëve ka shpalosur në detaje planin se si do të menaxhoi me fondet e dedikuara për kategoritë sociale dhe si do të përmirësoi mirëqenien e qytetarëve.