Kurti prezanton kabinetin e tij

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar kabinetin e tij që pritet të votohet për pak

Për zv/kryeministra kandidatë janë Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla

Gërvalla është edhe kandidate për ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për ministrinë e Drejtësisë është Albulena Haxhiu, Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia. Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci, Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku, Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu, Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci, Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj, Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është i rezervuar për një kandidat nga Lista Serbe ndërsa inistër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka ndërsa zv/kryeministre për pakica dhe të dreta të njeriut Emilja Rexhepi.

SHARE