Në Spitalin e Pejës 149 pacientë me koronavirus, 106 prej tyre në oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë 149 pacientë duke u trajtuar për COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër pacientë janë në respirator (CPAP), 106 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 3 me prerje cezariane. Janë lindur 4 foshnja të gjitha të gjinisë femërore.

341 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,239 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.