Doktorit nga Klina dhe 2 personave të tjerë i rezulton negativ analiza për Covid-19

Para disa ditësh, një grua ishte kontrolluar në një ordinancë private në Klinë, te doktor Zenun Keka, me dyshimin se mos është prekur me virusin që po çarkullon dhe që doli pozitiv. Doktori pasi e mori lajmin se ajo ka rezultuar pozitiv, ai, vet i 3-ti, është izoluar. Por para pak minutash, drejtori i shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, tha për Klina info se këta 3 fatmirësisht kanë rezultuar negativ.