“Mbante pesë plumba në trup”, 80-vjeçari që u gjet i vdekur në Burojë është ish-ushtari i UÇK-së

sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e mëngjesit, ku një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.

80-vjeçari është ish-ushtari i UÇK-së, Hajzer Duraku, i cili mbante pesë plumba në trup që nga koha kur ishte plagosur në luftë.

Ndaj, vdekjes së tij ka regaur edhe një familjar i tij, i cili ka shprehur ngushëllime.

Agron Kajtazi ka thënë se Duraku ish motiv i mijëra djemve e vashave në rreshtat e UÇK-së.

Plagët që ti preka me duart e mia, duke tu bërë doktor, pa provojë, e ti kishe veç forcë të shpirtit e te trupit dhe dhimbjen e mposhte pa doktor”, ka shkruar ai.

“Veprat tua trimerore, do të mbesin përjetë në historinë tonë të lavdishme. Lavdi jetës dhe veprave tua”.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë.