Istog: Ngacmoi një burrë duke i kërkuar takime, arrestohet 45-vjeçarja

Një rast i ngacmimit është raportuar gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Istog, nga një burrë i cili e ka denoncuar një grua për mesazhet që ia ka dërguar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se e dyshuara Sh.M., 47-vjeç, e ka ngacmuar në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar takime.

Për shkak të shqetësimit që ia ka shkaktuar, viktima ka vendosur që ta raportojë rastin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar, por nuk ka pranuar të deklarohet para hetuesve policorë, lidhur më rastin.

Ndaj saj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “ngacmim”.