Arrestohet një zyrtar policor në Lipjan, kishte tejkaluar përdorimin e forcës ndaj një qytetari

Një zyrtar policor është arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës, pas ankesës së një qytetari se ai kishte tejkaluar autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës.

Sipas njoftimit, IPK bën të ditur se një qytetar më 1 shkurt të këtij viti një qytetar kishte denoncuar policin në fjalë për ngjarjen që kishte ndodhur në Lipjan.

Po ashtu, IPK ka njoftuar se zyrtari policor i arrestuar ishte punonjës në Stacionin Policor të Lipjanir kurse me vendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është supsenduar nga puna.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IPK-së.