Haki Morina viziton OVL-UÇK në Prishtinë: Me njerëzit e idesë çlitimtare, çdo herë kemi qenë bashkë!

Haki Morina, veprimtari i çështjeve kombëtare, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit në listën e PDK-së po vazhdon takimet me qytetarë e shoqata.

Sot ka vizituar OVL-UÇK në Prishtinë, ku është shprehur të jetë i nderuar më pritjen e tyre duke kujtuar rrethanat e rëndësishme historike.

“Më njerëzit e idesë çlirimtare çdo herë kemi qënë bashkë, duke bashkëpunuar për zhvillime konkrete, andaj them se edhe në të ardhmen do të jemi bashkë për projektet e shtetit dhe kombit tonë të lavdishëm!

UÇK-ja mbetet përjetësisht vlera jonë historike!”, shkruan Morina në FB. /Klina.info