Kryetari Elezaj mban premtimin, realizon pagesën për shujta për mësimdhënësit dhe stafin e shkollave

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se është realizuar pagesa për shujta për mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave.

Ky është postimi i tij:

Një nga zotimet e mia para mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla ka qenë pagesa e shujtave, një obligim i yni institucional si dhe moral ndaj tyre, angazhimi dhe kontributi i të cilëve është shumë i rëndësishëm.

Ka disa muaj që jemi duke për bërë përpjekje të vazhdueshme për realizimin e këtij premtimi dhe jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se dje, bashkë me pagat e muajit maj, është bërë edhe pagesa për shujta për mësimdhënësit dhe stafin tjetër në shkolla për periudhën shtator 2020 deri janar 2021.

Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi obligimeve tona dhe zotohem që na afatin më të mirë të mundshëm do të realizojmë pagesën edhe për pjesën e mbetur.