700 mijë të vaksinuar me të dyja dozat në Shqipëri

Ka arritur në 700 mijë numri i qytetarëve që kanë marrë deri tani të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri.

Lajmin e ka dha përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila përsëriti apelin drejtuar qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur sa më shumë jetë.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.