Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

7 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa është raportuar për një të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 26 të shëruar në 24 orët e fundit.

Dje janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është.

 Njoftimi i plotë:

19 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
 Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.
 Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631.  Në total numri i rasteve aktive është 380./

SHARE