Përleshje në një shkollë në Klinë, theret një i mitur

Një i mitur u ther me brisk dje pas një përleshje që pati me një të mitur tjetër në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë,

Gazeta mëson se përleshja ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në oborrin e kësaj shkolle.

Nxënësi që u lëndua, sipas burimeve të Sinjalit është dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Rastet e përleshjeve mes nxënësve po raportohen në vazhdimësi. Kujtojmë se para disa javësh Sinjali pati publikuar pamje të rrahjes së një të mituri në një shkollë në Prishtinë.