Çka do te ndodhë me terminet per viza ne ambasaden Gjermane në Kosovë?

Departamenti Ligjor-Konsullor i Ambasadës ofron sërish shërbime konsullore në mënyrë të kufizuar

Për shkak të aplikimit të masave shëndetsore lidhur me pandeminë Covid – 19, për momentin mund të ofrohen vetëm shërbime të kufizuara konsullore.

Info
Për shkak të kufizimeve edhe më tej të vlefshme të udhëtimit gjatë udhëtimit në Gjermani, ambasada aktualisht pranon kërkesa të reja për viza vetëm në raste të veçanëta. Informata më të hollësishme lidhur me këtë, gjeni ketu.
Për shërbimet e mëposhtme prej tani përsëri mund të kërkohen termine:

Kërkesë për lëshim të një pasaporte gjermane, letërnjoftimi gjerman ose pasaporte për fëmijë gjermane

Vërtetim të nënshkrimit
Kërkesë për lëshimin e një certificate policore
Deklarata e pëlqimit të njërit prind për bashkim familjar
Deklarata për heqje dorë nga trasghëgimia
Vërtetimi i kalimit të kufirit, dëshmia për dalje nga Gjermania

Dhënia e një deklarate për regjistrim të lindjes dhe/ose për mbiemër
Ju lutemi që për këtë ta shkruani një email në adresën [email protected] dhe ju lutemi t’i shënoni të dhënat në vijim (mundësisht në gjuhën gjermane ose angleze):

Mbiemri, emri i personit, i cili do të paraqitet
Data e lindjes e personit, i cili do të paraqitet
Numri i pasaportes/leternjoftimit të personit, që do të paraqitet
Lloji i shërbimit që ju nevoitet (shiqo listen lartë)
Adresa juaj e emailit
Numri juaj i telefonit.
Ju lusim që adresën e emailit të lartpërmendur ta përdorni vetëm për kërkesa për termine konsullore. Për të gjitha çështjet tjera, posaçërisht për të gjitha çështjet lidhur me viza, Ju lusim ta përdorni vetem formularin tonë të kontaktit.

Ju lusim të keni parasysh, që nuk mund t‘ju japim termine nëse të dhënat tuaja nuk janë të kompletuara.

Nëse keni nevojë për një legalizim, kërkesën për këtë së bashku me çertifikatat e nevojshme tani mund t‘i dorëzoni vetëm me shkrim. Formularin e nevojshëm për këtë kërkesë dhe informatat e tjera i gjeni këtu: legalizim
Poashtu edhe vërtetimet e kopjeve janë të mundura me shkrim. Ju lusim që për këtë të na i dërgoni origjinalet dhe kopjet (ju lusim kopje të thjeshta pa vula të verifikimit të noterëve kosovarë!) Mos harroni ta shënoni adresën tauj, emailin tuaj si dhe numrin tuaj të telefonit dhe ju lusim që në një shkresë shoqërusese ta sqaroni saktësisht çka ju nevoitet. Pa informata të kompletaura ne nuk mund ta përpunojmë kërkesën tuaj.

Të gjithë personat, terminet e të cilëve anulohen për këtë shkak, me kohë dhe pa pasur nevojë të bëjnë kërkesë, do të marrin një njoftim përmes e-mailit me terminin e ri.

Info
Ju lutemi të keni parasysh rregullat vijuese të pranimit në lidhje me pandeminë COVID-19:
Në termin parimisht lejohet të hyjë vetëm aplikuesi/ja, ndërsa në rast të aplikuesve të mitur, edhe kujdestari/ja ligjor/e. Aplikuesit që kanë nevojë për asistencë mund të sjellin një shoqërues/e. Personat që nuk flasin gjermanisht, shqip, serbisht apo anglisht mund të sjellin një përkthyes.
Hyrja lejohet vetëm me vendosjen e duhur të mbrojtjes së gojës dhe hundës dhe pas matjes së temperaturës trupore. Ju lutemi që në dhe para Ambasadës të mbani distancë nga personat e tjerë prej së paku 1,5 metrave. Në rast të temperaturës së ngritur trupore, apo shenjave të tjera të dukshme të sëmundjeve, mund të refuzohet hyrja. Ju lutemi ndiqni udhëzimet e personelit të sigurimit të Ambasadës. Kundërshtimi për të bërë këtë mund të rezultojë në ndalesë të hyrjes, apo kërkesë për dalje nga ndërtesa.
Në rast të ndonjë emergjence, Ju lutemi të kontaktoni Ambasadën nëpërmjet e-mailit, apo telefonit.