Superliga sot vjen me dy ndeshje vendimtare

Me dy takimet që u zhvilluan dje Vushtrria – Flamurtari dhe Prishtina – Drenica, u hap java e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll e e cila dëshmoi qartë se në çfarë faze të nxehtë ka hyrë kampionati,

Flamurtari befasoi duke marrë vetëm një pikë ndaj Vushtrrisë, që tashmë është përshëndetur nga garat, derisa Prishtina me shumë vuajtje e siguroi fitoren ndaj Drenicës, dhe atë me një gol të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Shumë interesant pritet të jetë edhe sot kur në program janë dy ndeshje.

Ballkani nëse dëshiron ta vazhdojë rrugën për titull duhet medoemos të fitoj ndaj Dukagjinit në Klinë, skuadër kjo që po di shpesh të tregohet rival i fortë për klubet e mëdha, ndryshe çdo rezultat tjetër e largon nga gara për titull skuadrën e Ismet Munishit.

Një sfidë vendimtare është edhe për Gjilanin e Gentjan Mezanit që do të përballet me Feronikelin.

Ndeshja zhvillohet në Drenas dhe Gjilani medoemos e ka të fitoj,ë ndryshe humb çdo shpresë në luftë për titull.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 17:00.