Të shtunën bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të dëshmorëve të fshatit Qeskovë

Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Qeskovë, të cilët janë vrarë gjatë luftës çlirimtare nga policia dhe ushtria serbe, më 13.05.2023 do të bëhen homazhe dhe do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e fshatit.

Zbulimi i pllakës përkujtimore do të bëhet në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Qaush Haxhi Morina,Myrtë Zeneli,Arif Berisha, Osman Berisha, Hasan Morina , Selim Berisha, Gazmend Berisha Ismet Morina, në ora 10:00, në fshatin Qeskovë.