Italia publikon bilancin 24-orësh të viktimave të koronavirusit, vijon rënia

Në Itali kanë humbur jetën 165 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, një ulje e ndjeshme në krahasim me 194 viktima sa ishin një ditë më parë.

Mbrojtja Civile italiane ka publikuar shifrat e COVID-19 për ditën e sotme, ku vërehet sërish rënie e numrit të viktimave dhe të prekurve. 802 kanë qenë rastet e reja, ndërsa dje u raportuan 1,083.

30,560 është numri i përgjithshëm i të vdekurve, ndërsa numri total i të infektuarve në Itali ka arritur tashmë në 219,070.